Gjykata penale duhet të zgjedh kryetar të ri.  Shpallja për zgjedhjen e kryetarit të ri është publikuar më 7 nëntor të këtij viti, ndërsa kandidatët deri 21 nëntor, gjegjësisht deri të hënën e ardhshme. Deri tani janë paraqitur vetëm tre kandidat, transmeton Zhurnal.

Në pajtim me procedurat, kryetari duhet të zgjidhet me 4 dhjetor, por për shkak se në këtë periudhë ka zgjedhje me siguri do të zgjidhet në janar. Portali NOVA TV i bën të ditur emrat e kandidatëve të paraqitur.

Gjykatësit Vlladimir Tufelçiq, Ivan Xhollev dhe kryetari aktual i Gjykatës Penale Vlladimir Pançevski janë kandidat për kryetar të Gjykatës themelore Shkupi 1.

Vlladimir Tufelçiq për herë të parë u ka kandiduar për kryetar në gjykatë në vitin 2011. Edhe përkundër spekulimeve në opinion se Tufelçiq i cili e ka udhëhequr rastin “Pajazhina” do të merr promovim edhe atë si kryetar më i lartë i Gjykatës së Apelit, kjo nuk ka ndodhë.

Ai nga pozicioni gjykatës hetues e ka udhëhequr rastin “Monstra” dhe për një kohë të gjatë ishte edhe zëdhënës i Gjykatës Penale para se të punësohen shërbimet profesionale. Tufelçiq akoma është në Gjykatën Penale.

Gjykatësi Xholev për momentin punon në Gjykatën Penale në departamentin e  kundërvajtjes, ku, sipas shënimeve të medieve  ati ka përfunduar për shkak hakmarrjes dhe presioneve nga kryetari i Gjykatës Penale. Ky ishte rasti ku gjykatësi Xhollev Të vendos procedurë penale kundër Pançevskit.

Ndërsa në garë me Xhollev dhe Tufelçiq është edhe kryetari Pançevski i cili përsëri e kërkon mandatin e dytë. Ai kohës së fundit është bërë juristi më aktual në vend për shkak  pozitës negative që e ka udhëheq në gjykatë – nga shënimet e raportit për zhvillim të KE se në Gjykatën Penale bënë presione për mos vendosjen në  paraburgimeve të cilat i kërkon PSP-ja.

Javën e kaluar në intervistë për “360 shkallë”, kryetari i gjykatës supreme, Lidija Nedellkova, e cila konsiderohet si  e afërt me disa funskionarë të qeverisë, reputacioni i të cilës është pa të metë në drejtim të akuzave se kinse ka të bëjë me ndonjë parti politike, dhe  deklaroi se “ai nuk e meriton një mandat të dytë”.