I dyshuari i parë në rastin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Goran Grujovski, në seancën e sotme tha se është i pafajshëm dhe i ka refuzuar të gjitha dëshmitë e akuzës. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe gjashtë personat tjerë zyrtarë, të cilët gjithashtu janë të akuzuar në këtë rast. Të gjithë të akuzuarit akuzohen për shkatërrimin e dokumentimit lidhur me furnizimin e pajisjes për përgjimin e paligjshëm.
Gjykatësja, Lidija Petrovska, e ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse për ndarjen e dëshmive me nivel të caktuar të klasifikimit, të cilat i ka dorëzuar PSP.

Sipas vlerësimit të gjykatëses, dëshmitë janë marrë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore. Ndaj kësaj ka reaguar avokati i të akuzuarit, i cili ka kërkuar nga PSP që të sqarojë se cilat dëshmi janë të miratuara, për të cilën gjykatësja nuk lejoi dhe tha se pas vendimit pala mbrojtëse do të ketë të drejtë për mbrojtje.

PSP akuzën e ka publikuar pa praninë e gazetarëve pasi që bëhet fjalë për klasifikim të dokumentave. Petrovska në seancën e sotme solli vendim për fillim të diskutimit kryesor më 3 korrik në ora 11.