Do të vazhdojë edhe sot me dyer të mbyllura gjykimi në Gjykatën e Shkupit për lëndën “Lagjja e Trimave – Kumanova”.

Seanca e fundit gjithashtu ishte me dyer të mbyllura, pasi që prokuroria ka vazhduar të prezantojë provat materiale, gjegjësisht bisedat e përgjuara mes pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, të realizuara para aksionit të policisë me 9 dhe 10 maj në Kumanovë.

Përndryshe, në rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave” akuzohen 37 persona, për terrorizëm, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.