Në Gjykatën Penale filloi seanca e sotme për rastin ‘Trajektorja’ ku akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski, përcjell Fol.

Gjatë procedurës për ndërtimin e autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Sipas PSP-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror prej 155 milionë euro.

Gjykatësi Goran Boshevski në fillim tha se gjykimi fillon nga fillimi pasi që ka ndryshuar këshilli gjyqësor. Në seancë marrin pjesë Gruevski, Janakieski, Peshevski dhe Georgievski. /Fol/