Gjykata Penale e Shkupit sot kumtoi se me parashtresë me shkrim janë informuar se avokati Nikolla Dodevski mbrojtës i ish-ministrit Mile Janakieski, i akuzuar i dytë në lëndën lidhur me ngjarjet para Komunës Qendër, për debatin kryesor të së cilës është caktuar data 21 e këtij muaji, është penguar të marrë pjesë në debatin e caktuar kryesor.

Bëhet fjalë për gjykimin lidhur me dhunën në komunën Qendër të Shkupit, ku i akuzuar i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili, siç dëgjohet nga bisedat e përgjuara që i publikoi opozita, porositi dhunë ndaj kryetarit të komunës, Andrej Zhernovskit.

Seanca gjyqësore është anuluar për më 16 dhjetor.