Gjyqtari i finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, Szymon Marciniak, ka pranuar se ka gabuar kur ndërpreu një kundërsulm të francezëve në minutat e fundit të ndeshjes në kohën e rregullt.

Maricinaku ishte në qendër të vëmendjes pas përfundimit të finales. U kritikua se pranoi golin e Leo Messit në kohën shtesë, kur lojtarët rezervistë të Argjentinës hyrën në fushë. Por për këtë pati kundërpërgjigje. Polaku ka thënë se edhe kur Kylian Mbappe shënoi nga penalltia, rezervistët e Francës ishin në fushë.

Megjithatë, në një intervistë për mediumin polak Sport, Marciniaku ka pranuar se nuk duhej ta ndalte lojën kur Marcos Acuna shkaktoi faull në minutën 90+8′.

“Sigurisht, ka pasur gabime në këtë finale. Kam ndërprerë kundërsulmin francez pas një ndërhyrjeje të keqe të Marcos Acunas. Kisha frikë se lojtari i faulluar donte të çlirohej dhe e lexova gabim sepse asgjë nuk ndodhi, dhe mund të jepje një avantazh dhe pastaj të kthehesha me karton. Është e vështirë. Në një lojë si kjo, unë e pranoj një gabim të tillë. E rëndësishme është që nuk ka pasur gabime të mëdha”, ka thënë Mariciniaku.

Argjentina e fitoi Kupën e Botës pas ekzekutimit të penalltive.