Në atë që ishte me siguri rasti i parë në futboll, brazilianit legjendar Leite Kaka iu dha kartoni i verdhë, vetëm që gjyqtari të bënte një ‘selfie’ me të mbrëmë.

Ish-maestro i Milanit dhe Real Madridi u kthye përsëri në fanellën e Brazilit në një ndeshje bamirësie për paqen në Izrael.

Ronaldinho, Roberto Carlos, Rivaldo, Cafu dhe Bebeto ishin gjithashtu ndër legjendat që morën pjesë në ndeshjen miqësore.

Por, ish-legjenda e Milanit, Kaka, ai që ishte hiti më i madh i mbrëmjes – duke qenë i kërkuar edhe nga gjyqtarja për një fotografi me të.

Fituesi i Topit të Artë 2007 po driblonte në mesfushë me skuadrën e tij derisa gjyqtarja femër ndali lojën për një moment pa asnjë arsye.

Shumë lojtarë, por edhe Kaka u hutuan me ndaljen e lojës, por gjyqtarja nxori kartonin e verdhë nga xhepi duke e ndëshkuar – para se të nxirrte telefonin dhe të bënte një ‘selfie’ me 37-vjeçarin.

Pas ndëshkimit, gjesti i gjyqtarët krijoi një moment të bukur dhe argëtues në këtë ndeshje bamirësie dhe shumë lojtarë të Brazilit ia dhanë dorën.