VMRO –DPMNE ka akuzuar pushtetin dhe kryeministrin Zoran Zaev për varfërinë e qytetarëve të Maqedonisë. Sipas partisë së Mickoskit gjysmë milionë e popullësisë jetojnë me dy euro në ditë, ndërsa siç thonë ata Zoran Zaev dhe familja Zaev pa turp po e përqeshin popullin.

VMRO-DPMNE

“Zaevët hanë me lugë floriri përderisa gjysmë milioni qytetarë jetojnë në varfëri me vetëm dy euro në ditë. Nuk i bëhet vonë Zoran Zaevit që 54.000 persona mbetën pa punë në vitin e fundit, ndërsa edhe 50.000 qytetarë të tjerë nuk marrin rroga me rregull. Zaev han në enë luksoze prej floriri, ndërsa shtetin e detyroi për një miliardë euro për një tremujor, vrimën buxhetore e bëri 920 milionë euro, ndërkaq lejoi të dështojnë 200 milionë euro të personave fizik dhe juridik në likuidimin skandaloz të Eurostabndard bankës”.

VMRO akuzon se klani Zaev është larg realitetit dhe siç thonë ata këtë e tregon fakti që Zaevët përdorin enë floriri, ndërsa populli grumbullon donacione për mjekim të qytetarëve të vet.

Ndërkaq, LSDM premton se viti 2021 do të jetë vit i rritjes ekonomike dhe zhvillimit, vit në të cilin standardi i jetesës së qytetarëve do të vazhdojë të rritet.

LSDM

“Që nga fillimi i krizës, kemi krijuar dhe zbatuar katër paketa të masave ekonomike për të mbështetur kompanitë dhe individët më të prekur nga kriza, për të cilat kemi siguruar mbi 1.2 miliardë euro. Këto politika dhanë rezultate. Janë shpëtuar dhjetëra mijë vende pune ndërsa drejtpërdrejt do t’u ndihmohet rreth 500.000 qytetarëve”.

Sipas LSDM-së ky vit do të jetë një vit i rimëkëmbjes së plotë ekonomike, një vit i rritjes ekonomike dhe zhvillimit, i cili konfirmohet nga Buxheti për vitin 2021. /SHENJA/