Godet gazetari maqedonas: Po të pyetesha unë, do t’i dëboja gjysmën e diplomatëve serbë dhe rusë (Foto)

Gazetari maqedonas Dame Çkatrovski, i njohur për stilin e tij thumbues në rrjetet sociale, ka shkruar në facebook se po të pyetje ai do të dëbonte gjysmën e diplomatëve rusë dhe serbë nga Shkupi. Një postim të tillë ai ka bërë për të thumbuar qarqet proruse në Maqedoni, të cilat kanë kundërshtuar dëbimin e një diplomati rus, dëbim përmes të cilit Maqedonia iu bashkëngjit 14 vendeve evropiane, shkruan Gazeta Lajm.

“Nuk e di se si do të ju merr gjumi sepse dëbuam një diplomat rus. Është mirë që unë nuk vendosi, sepse e kisha dëbuar gjysmën e ambasadës serbe dhe gjysmën e ambasadës ruse. Sepse këtu ne jemi shefi. Dhe atëherë shtatë ditë nuk do të ju merrte gjumi të zhytur në lotë për Putinin”, ka shkruar Çkatrovski në mesazhin thumbues drejtuar qarqeve proserbe dhe proruse në Maqedoni.

SHPËRNDAJE