Aktivisti dhe intelektuali kërçovar në Çikago, Gëzim Arsllani Lena ka akuzuar BDI-në e Kërçovës për nepotizëm dhe për anashkalim të komunave tjera. Ai ka apeluar te shqiptarët e Maqedonisë që të bëjnë dallim mes shqiptarëve të Kërçovës dhe BDI-së së Kërçovës, duke theksuar se “BDI nuk është Kërçovë, e as Kërçova nuk është BDI”.

“Ziadin Sela është i mirëseardhur kudo në viset shqiptare. Kërçovarët votojnë, nuk posedohen. Dhe e fundit është e vërtetë se kanë qenë të privilegjuar në krahasim me karshi të tjerëve. Familjarizma, dajxhallarë, xhakallarë, dhëndrri, nusja, miqësia apo krushqizma ka pasur pa masë (por jo Kërçova, vetëm të afërmit e BDI-së. BDI Nuk është Kërçovë, por as Kërçova nuk është BDI”, ka shkruar Arsllani, duke përkrahur LR PDSH-në dhe Zijadin Selën./lajmpress