Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska në bisedën për DW ka heshur poshtë çfarëdo mundësie për negociata për amnisti të ish kryeministrit Nikolla Gruevski duke thënë se Maqedonisë i nevojitet “fillim i pastër”.

“Shkuam në zgjedhje dhe treguam se shumica e qytetarëve duan fillim të pastër. Nuk u dakorduam me Gruevskin vitin e kaluar, nuk shoh arsye se pse do bënim një gjë të tillë kur kemi shumicë që ta ndryshojmë vendin.
Fakti që e patëm patjetër të paguajmë një çmim të lartë me lëndime, sulme, gjak dhe kërcënime se do të na vrisnin, tregon se nuk po përgatitim marrëveshje me djallin”, ka thënë Shekerniska, transmeton Aktuale.mk.