Shkruan: Naser Pajaziti

Gojën plotë Dardan, dardanus, e punët kërkund!
Nuk ka asnjë arkeolog shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Krejt e morëm vesh mbrëmë dhe sot “OK” është, harrohet edhe kjo!

Çfarë kanë bërë me vite e dekada gjithë ato funksionarë shqiptarë nëpër ministritë e arsimit apo edhe të kulturës, përfshirë edhe drejtorat me kollare nëpër lloj lloj institucione kulturore dhe të trashëgimisë kulturore?

Duke e ditur këtë situatë kanë mundur të ofrojnë përkrahje për studentët e shkëlqyer, me qëllim të motivimit dhe stimulimit të tyre që të ndjekin këtë drejtim dhe më pas t’u garantohet punësimi si kuadër deficitar.

Sa vite kemi shkruar se nuk ka arkeologë, por këtu ditën e nesërme gjithçka harrohet dhe kollarexhinjtë e tillë mistrec e kanë kuptuar mentalitetin e këtij populli!

Të paktën drejtohuni tek Instituti i Arkeologjisë në Tiranë https://asa.edu.al/ apo Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe kërkoni ndihmë.

Në çfarë derexhe jemi!

Gojën plotë Dardan, dardanus, e punët kërkund!