Mbrojtësi i Marsejës, Alvaro Gonzalez, ka reaguar në rrjetet sociale pasi “ylli” i Paris Saint-Germain, Neymar, e akuzoi sjellje raciste.

“Nuk ka vend për racizëm. Kam një karrierë të pastër dhe me shumë miq e shokë ditë pas dite. Ndonjëherë duhet të mësoni si të humbni dhe ta pranoni në fushë. Tri pikë të pabesueshme sot. Allez l’OM (forca Marsejë), faleminderit familje!” – shkroi Gonzalez në Twitter pas ndeshjes, teksa postoi një fotografi ku shfaqet me shokët e tij ekipit.