Google Maps është navigatori më i përdorur në të gjithë botën dhe është aplikacioni dixhital më i shkarkuar.

Por nëse pjesa më e madhe e përdorin vetëm si drejtues kur nuk njohin rrugën, ky është vetëm një përdorim i kufizuar i fuqive të tij.

Me përditësimet e fundit, në fakt, mund të shfrytëzoni funksione të reja të nevojshme, si për shembull të gjeni një restorant, hotel, karburant, apo vend që ju intereson afër jush dhe mund të shkarkoni harta për ti përdorur në mënyrë offline.

Informacione mbi trafikun
Me përditësimin e fundit, Google Maps ka një shërbim që ju informon për trafikun e denduar që mund të krijohet atje ku ndodheni, duke e klikuar harta do të shënojë me të kuqe rrugët me trafik dhe kohën e parashikuar që mund ta përshkoni.

Eksploro përreth vetes
Nëse ndodheni në një qytet tjetër apo lagje që nuk e njihni, mund të klikoni tek rubrika “Kërko” dhe të zgjedhësh komandën “Eksploro” për të zbuluar cilat janë aktivitetet tregtare afër jush, të ndara në kategori.

Transporti publik në kohë reale
Dihet tashmë që Google Maps të jep mundësinë të zgjedhësh përshkimin e rrugës me makinë, transport publik apo në këmbë apo qoftë edhe me taksi apo Uber. Nëse vendosni të lëvizni me transportin publik apo me metro, duhet të dini që aplikacioni është në gjendje tu thotë se kush është me vonesë dhe problemet që mund të kenë linjat publike në botë, duke iu drejtuar një rruge tjetër. Mjafton të klikoni ikonën e transportit publik për të parë alternativat.