Gjiganti  teknologjik Google ka bërë një skandal në emrin e presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Nëse kërkoni në hartat e Google që të gjeni se ku ndodhet njëri nga objektet më luksoze të Trumpit, ‘Trump Tower’, do të ngeleni pa fjalë me rezultatin që do gjeni.

Emri i këtij objekti tani figuron si ‘Dump Tower’ që në shqip do t’i binte ‘jashtëqitja Trump’.

Nuk dihet nëse ky është vetëm sensi i humori të zi të stafit të Google-it apo dikush ka hakuar faqen e tyre, mirëpo ky rezultat ende figuron në internet.

Kjo shton dyshimet se gjiganti teknologjik është në dijeni për këtë emërtim ofendues dhe ende nuk e kanë ndryshuar.