Njëri nga personat e dënuar në aferën ”Spiuni”, gjenerali Goran Stojkov, është liruar nga burgu, pasi që e mbaroi vuajtjen e dënimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Në këtë rast, ai u dënua me 9 vite burg, ndërkaq Gjykata e Apelit i ndryshoi kohëzgjatjen e dëninmit në 3 vite e muaj. Ai e vuajti këtë dënim.

Përndryshe, në lëndën ”Spiuni” u dënuan 17 persona, për spiunazhë, zhvatje dhe shantazh. Të dënuarit thonë se bëhet fjalë për proces të montuar. Kjo lëndë është marrë nën kompetencë të PSP-së./Telegrafi/