Shumë autobusë që vijnë anekënd Maqedonisë janë vërejtur sot në Gostivar, duke sjellë qytetar për në tubimin e BDI-së në Gostivar. Sjelljes së qytetarëve me autobusë u kanë paraprirë mesazhet nëpër celular që shumë qytetar i kanë bërë publike dhe që ishin ftesa për takimin e sotëm të BDI-së.

Nga pamjet e autobusëve të shumtë që po zbarkojnë në Gostivar vërehet një frikë e partisë shqiptare në pushtet për të mbushur sallat, ndërkohë është paralajmëruar që tubimi i sotëm do të jetë promovues i projekteve të realizuara të BDI-së.

Ndërkaq qytetarët e Gostivarit janë habitur nga fakti që këtë tubim e kanë përkrahur disa aktivistë të mbetur të PDSH-së së Menduh Thaçit në Gostivar. Aktivistë të kësaj partie janë solidarizuar me BDI-në për mbajtjen e këtij tubimi. Qytetarët sqarojnë që është identike situata sikur në vitin 2013 kur në zgjedhjet lokale po këta aktivistë kanë votuar Nevzat Bejtën, për të pamundësuar fitoren e Rufi Osmanit si kryetar i qytetit të Gostivarit.