Një bombolë e madhe gazi ka shpërthyer në banesën e një qytetari në Gostivar, me ç’rast një person ka përfunduar me plagë të rënda. Sipas policisë, incidenti ka ndodhur në rrugën e Ilindenit, kur nga arsyeje të panjohura mbrëmë në orën 20.00 ka shpërthyer bombola e gazit. Në këtë rast ka përfunduar me plagë 49 vjeçari me inicialet V.I, i cili është transferuar në Klinikat e Shkupit. Nga shpërthimi është djegur edhe një pjesë e banesës. (INA)