Më datë 13.06.2018 rreth orës 11 e 30 minuta, në rrugën ,,JNA,, në Gostivar, Përmbarimit të vendimit nga ana e përmbarueses, në shtëpinë e debitorit (borxhliut) F.J. 39 vjeç, në adresën e lartëpërmendur, gjatë regjistrimit të paisjeve shtëpiake,në dhomën e fjetjes janë gjetur dy armë zjarri, edhe atë: Armë zjarri e tipit ,,CZ,, kalibri 9 milimetër, dhe armë zjarri ,,Ekol volga,, e kalibrit 9 milimetër, dhe një plumb i kalibrit 9 milimetër.
Armët e gjetura janë marur me vërtetim, për procedurë të mëtutjeshme, ku pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pregaditen padi adekuate.