Në rrugën ,,Beliçica,, në Gostivar, dje rreth orës 08 e 50 minuta, një veturë e panjohur, drejtuar nga një shofer i panjohur, ka aksidentuar 34-vjeçaren Sh.N. nga Gostivari, dhe menjëherë ka lëshuar vendin e ngjarjes, njofton TetovaSot.

Sipas policisë e lënduara Sh.N. me një veture tjetër është dërguar në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murat” në Gostivar, ku pas dhënies së ndihmës mjeksore e njëjta është transferuar në Klinikat e Shkupit prej ku edhe është lëshuar për mjekim shtëpiak.

Pas kryerjes së hetimeve në vendin e ngjarjes, punohet në gjetjen e veturës dhe identifikimin e autorit.