Sot më 23.05.2020 u mbajt manifestimi me rastin e përfundimit të leximit të Kur’anit Famëlartë organizuar në Xhaminë e Sahatit nga Muftinia e BFI e Gostivarit
“MUKABELEJA QËNDRORE- RAMAZANI 2020”.
Në këtë solemnitet u tubuan të gjithë realizuesit-lexuesit e Kur’anit Famëlart.
Tubimin e përshëndeti Muftiu MBFI-Gostivar Hfz.Shaqir ef Fetahu, i cili pasi që foli mbi vlerën e leximit të Kur’anit Famëlartë shprehi mirënjohje të veçantë për pjesëmarësit në realizimin e Mukabeles Qendrore gjatë tërë muajit të Ramazanit si dhe Referentëve të Muftinisë dhe u vendos që kjo të bëhet tradicionale.
Të gjithëve iu nda mirënjohje në shenjë respekti për kontributin e dhënë dhe më në fund duanë e bëri Prof. Sherif ef Dehari-Referent i MBFI-Gostivar.
Allahu xh.sh. i shpërbleft të gjithë me shpërblimet e Tija të pakufishme.