Në rrjetin social Twitter këto ditë po shpërndahen fotografi të një veture me targa të Gostivarit, e cila po kalon mbi Urën e Gurit në Shkup.

Lëvizja e tij ka hasur në zemërim te banorët e Shkupit, të cilët sipas raportimeve, presin që Ministria e Brendshme (MPB) të reagojë dhe të gjejë shoferin në bazë të targave të automjetit.