Ylli francez i Yamaha, Fabio Quartararo, ka qenë i pakapshëm sot në pistën e andaluzisë, duke shënuar edhe fitoren e dytë këtë sezon, shkruan lajmi.net.

Piloti i Yamaha u nis në ‘pole-position’ në këtë garë dhe avantazhin e ruajti deri në fund të garës. Në mungesë të Marc Marquez, kampionit në fuqi që është i dëmtuar, Quartararo u kontestua nga Valentino Rossi dhe Maverick Vinales.

Rossi bëri një garë të madhe duke mbajtur pozitën e dytë për shumicën e kohës në këtë garë. Spanjolli Vinales i Yamaha kontestoi ‘Doktorin’ italian, duke i marrë në fund pozitën e dytë, për të bërë që Rossi ta mbyll garën në pozitën e tretë.

Në këtë garë u aksidentuan britaniku Jack Miller i Ducati dhe afrikano-jugori Brad Binder, por asnjëri nuk pësoi lëndim trupor. /Lajmi.net/