Granit Xhaka befason me dedikimin për vajzën e jetës së tij

Granit Xhaka është një ndër futbollistët më të talentuar të kombëtares shqipatare, i cili edhe pse i lindur në Bazel të Zvicrës, nuk e kursen asnjëherë dashurinë e tij për kombëtaren shqiptare.

25-vjeçari, i cili luan për ekipin e Arsenalit, këtë herë ka shfaqur dhe një anë tjetër të tijën, që jo shpesh kemi shansin ta shohim nga futbollistët.

Prej kohësh ai është në një lidhje me Leonitën, që po ashtu jeton në Zvicër.

Në ditën e saj të lindjes, ai i ka shprehur dashurinë në Instagram përpara mijëra ndjekësve.

“Sot ka ditëlindjen vajza më e bukur në botë. Vajza që sot e përjetë do jetë në zemrën time. Për vajzën që më ndihmoi ta kuptoj definicionin e jetës, që më dha gjithçka që më mungonte, për atë që më qëndronte pranë në çdo moment, fjalët janë të pakta.

Ditëlindja jote zemër është një ditë shumë speciale jo vetëm për ty, por për të dy. Për prindërit e tu unë mund të jem hajduti i ëngjëllit të tyre, por nuk ka si të jetë ndryshe.

Për ty ia vlen të quhem i tillë. Të dua shumë bukuroshja ime…”. Ky ishte një fragment nga mesazhi i ndierë që futbollisti i famshëm i ka dedikuar të fejuarës.

Kanë qenë të pafundta urimet nga fansat e Xhakës dhe nuk kishte se si të mos binte në sy adhurimi i vajzave për të, aq më tepër prej fjalëve që çdo vajzë do të donte t’i dëgjonte nga partneri i saj.