Nëse gratë apo vajzat mbajnë pozicione në bazë të aftësive që ato kanë dhe nëse në këto vende ndodhen si rrjedhojë e fitimit të një konkursi dhe jo për shkak të tekave së shefave ato nuk kanë pse të ndjejnë presionin e seksizmit.

Por shpesh pretendohet se ka ndodhur e kundërta dhe kjo është përdorur nga forcat politike që kanë qenë në opozite si një argument për të treguar se ato nuk janë të afta ti kryejnë këto detyra. E gabuar apo jo, forcat politike për shkak të mungesës së disa rregullave strikte në mënyrën si këto poste fitoheshin kanë abuzuar në raport me gratë.

Atyre u është dashur të përballen me shume pikëpyetje mbi aftësitë e tyre profesionale vetëm për shkak se kanë qenë gra, dhe në disa raste madje janë përdorur edhe fëmijët e tyre. Here për ti favorizuar dhe herë për ti disfavorizuar.