“Zjarr ndaj vijave të kuqe të Greqisë nga Junkeri: sërish foli për Maqedoninë”, “Junker IRJM-në e quajti Maqedoni”, “Junker: Maqedonasit përparojnë, termi IRJM është burokraci”, “Gabim i ri i Junkerit, foli për Maqedoninë dhe maqedonasit”, “Provokim nga Junkeri”, janë vetëm një pjesë e titujve në mediat greke, të cilat e transmetojnë tekstin nga agjencia greke e lajmeve ANA-MPA për intervistën e djeshme të kryetarit të Komisionit Evropian për “Dojçe Vele”.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, gazetarët në Greqi theksin në raportet e vendosën në përdorimin e Junkerit të emrit kushtetues dhe komentin se IRJM-ja është “term burokratik”.

“Kryetari i Komisionit, qytetarët e IRJM-së i ka quajtur ‘maqedonas’, ndërsa paralelisht tha se emri i vendit është ‘term burokratik'”, shkruan CNN.GR.

Onlajn ediciioni i gazetës “Proto tema”, komenton se deklarata e Junkerit vjen disa ditë pasi Merkeli në Berlin e priti “kryeministrin e Maqedonisë” dhe përkujton se kryetari i KE-së edhe në të kaluarën e ka shfrytëzuar termin “Maqedoni”, por atëherë “menjëherë e ka kuptuar gabimin dhe e ka korrigjuar”. Gazetarja komenton se Junker, tani, e pranon emrin e njëjtë, pa mëdyshje dhe atë gjatë kohës së negociatave të vështira.

“Potencimi i gabuar i përsëritur mes të tjerash, i shkel vendimet dhe obligimet e vetme të BE-së dhe paraqet presion indirekt ndaj Greqisë. Partnerët, si duket zgjedhin pozitë të qartë në këtë duel diplomatik, duke e dobësuar palën greke”, shkruan “Proto tema”.

Gazeta në analizë komenton se evropianët tentojnë ta distancojnë Shkupin nga sfera e vendeve siç janë Turqia, Rusia dhe Kina.

“Në esencë i ndezin ‘vijat e kuqe’ greke, kanë vendosur ta rrisin ndikimin evropian të Ballkanit me integrim urgjent të Shkupit. Nuk i intereson shumë, nëse kryeministri i IRJM-së, Zoran Zaev thuhet se tregon shumë, por bën pak në drejtim të mohimit të irredentizmit”, shkruan gazeta. /Fol/