Pasi policia tregoi se kush ishte ekzekutori i Devi Kasmit, atentati qe tronditi Tiranen te henen ne mbremje, te tjera detaje dolen per shtetasin grek qe kishte marre porosine per te kryer krimin.

Ai eshte Efthymiou Efthymious, apo Themis Efthymio (emri që mban në profilin e tij në Facebook) nga Arta e Greqisë dhe ka qene pjestar i Forcave Speciale Greke.

Kliko per me shume info
Siç shihet në profilin e tij në Facbook, greku që është larguar nga radhët e forcave speciale pasi u kap me drogë është një njeri i apasionuar pas gjuetisë, e shpeshherë shfaqet me pretë e tij në duar, si lepuaj apo derra të egër. Ai ka foto në vende të ndryshme frekuenton jetën e natës dhe sportet e vështira.

Por ajo që të bie më shumë në sy janë flokët dhe mjekrra e gjatë me të cilën u identifikua edhe në Tiranë si dhe një tatuazh që mban në gjoks.

Është një shkrim në latinisht ku thuhet “umbram fugat veritas”, që ka të bëjë me betimin mbi trupin e Jezu Krishtit. E përkthyer thënia në trupin e specialit grek merr kuptimin: “E vërteta e largon errësirën” dhe bën pjesë në paragarafin e katërt të këtij betimi.

Efthymiou Efthymious u arrestua sëbashku me grupin e shqiptarëve, Elton Halipaj, Malvin Dinellari-siguroi infrastrukturën, Elton Hoxhallari, të cilët merrnin porosi për vrasje me pagesë sipas policisë, ndërsa në kërkim është shpallur Altin Aurel Hoxhallari, i cilësuar si organizatori i grupit.