Përfaqësuesi special i presidentit të SHBA-së, Riçard Grenell ka reaguar në artikullin për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, të publikuar në gazetën amerikane “Nju-Jork Tajms” dhe theksoi se askush nuk ka planifikuar zgjidhje të shpejtë dhe se në praninë e tij nuk është diskutuar për këmbim të territoreve.

Grenell në Tuiter e ka komentuar tekstin e “Nju-Jork Tajms” ku citohet se anulimi i samitit Prishtinë- Beograd në Uashington paraqet goditje për politikën e jashtme të presidentit të SHBA-së Donald Tramp, dhe shtoi se në artikull ka shumë gabime.

Grenell theksoi se direkt ka biseduar me përfaqësuesit gjerman dhe francez për sigurinë kombëtare që të kordinojë “qasje ekonomike jashtëzakonisht të kufizuar”.

“Ne nuk përzihemi në politikën e Kosovës dhe Serbisë. Ne kordinohemi me ato të cilët janë përgjegjës”, shtoi Grenell.

“Nju-Jork Tajms” shkruan se administrata e Trampit shpreson se nisma për stabilizim të Ballkanit, nën ndërmjetësim të SHBA-së, mund t’i përmirësojë arritjet e tij për politikë të jashtme në vitin zgjedhor. “Nju-Jork Tajms përkujton edhe se mbledhja në Uashington është anuluar, prejse Hashim Thaçi ishte akuzuar për krime lufte.

Përfaqësuesit e SHBA-së shpresonin se mbledhja mund të hap rrugë për zgjidhje përfundimtare të tensioneve shumëvjeçare mes dy vendeve ballkanike, shkruan “Nju-Jork Tajms”.

Gazeta shton edhe se Grenell ka shpresuar se samiti të shtunën mund t’i përforcojë marrëdhëniet tregtare dhe afariste mes dy vendeve, por gjithashtu Grenell ka kryer edhe presion të madh mbi politikanët e Kosovës, nërsa ka pasur vetëm disa kërkesa nga Serbia si aleat i Rusisë.

“Nju-Jork Tajms” shton se Grenell e ka ndërmarrë anën në kontestin politik mes Thaçit dhe Albin Kurtit, ish kryeministër kosovar.

Grenell gjithashtu ka folur kundër Kurtit, të cilin më vonë e braktisën partnerët e koalicionit, që solli në kolaps të qeverisë së tij dhe shkaktoi krizë kushtetuese në Kosovë, shkruan “Nju-Jork Tajms”.