Kryeministri grek, Aleksis Cipras mbetet i vetëm në procesin e zgjidhjes së kontestit shumë-vjeçar rreth emrit kushtetues të Maqedonisë. Pas takimit të shkurtër e “të ftohtë” koordinues, lideri i partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, Kyriakos Micotakis me kritika të ashpra se Cipras nuk ka krijuar kushte për koalicion dhe konsensus me partitë tjera politike.
Dështimi serioz i Ciprasit që në mënyrë eksplicite të ndryshojë Kushtetutën e Shkupit I dha fund mundësive për zgjidhjen e çështjes. Fragmentarizmi i çështjes në çështje individuale nuk mund të jetë zgjidhje, derisa kjo drejtpërsëdrejti dëmton interesat e Greqisë. Grekët aspak nuk i besojnë Ciprasit të negociojë, për asgjë, derisa rezultatet e negociatave ishin dramatike për vendin dhe qytetarët. Çështja e Shkupit nuk i intereson vetëm politikës së jashtme, përderisa është pjesë e vetëdijes sonë kombëtare, historisë dhe orientimit të grekëve. E përsëris se ne nuk do t’i ndajmë grekit për ta bashkuar Shkupin. Ciprasi zgjodhi që vetë të ecë në këtë rrugë, le të mos kërkojë alibi ose bashkë-pronar! – deklaroi Kyriakos Micotakis, Demokracia e Re.
Cipras takoi edhe lideren e Lëvizjes Socialiste Panhelenike, Fofi Genwmata. Nga kjo parti tashmë kanë bërë të qartë qëndrimin për një zgjidhje efektive, të pranueshme nga të dyja palët, që mbron interesat kombëtare të të dyja vendeve, për të gjitha përdorimet. Kërkojnë një emër që do të parandalonte veprime të papërgjegjshme, propagandë dhe mashtrim për atë për të cilën do të arrihet marrëveshje.
Cipras gjatë ditës ka takuar liderët e të gjitha partive politike në Greqi. Ndërsa dje kishte takuar edhe liderin e koalicionit qeveritar, partisë Grekët e Pavarur, Panos Kamenos. Ky i fundit kishte përsëritur qëndrimin se nuk do të mbështesë asnjë zgjidhje që do të përmbajë termin “Maqedoni”. Mediat greke raportojnë se në takimin e djeshëm me Presidentin, Prokopis Pavlopulos kryeministri Cipras të ketë vlerësuar pozitivisht vullnetin e mirë të Shkupit. Ndërkaq presidenti, Pavlopulos ka kërkuar nga të gjitha palët të marrin përgjegjësi për të eliminuar irredentizmin.
Mendoj se ka pasur përpjekje për afrim dhe disa hapa janë ndërmarrë, në kuptim të indikacioneve se çështjet e papërgjegjshmërisë janë çështje që duhet prioritizuar për të gjetur zgjidhje. Mendoj se është pozitive dhe shenjë e vullnetit të mirë ndërrimi i emrit të aeroportit dhe autostradës që lidh dy vendet. Për shkak se është çështje kruciale, të gjithë ne jemi senzitiv, askush nuk mund të çorientojë historinë e popullit tjetër – tha Aleksis Cipras, Kryeministër i Greqisë.
Ajo që ke parë nga diskutimet e bëra dhe që është e qartë është se çështja e papërgjegjshmërisë sa i përket IRJM-së ka rëndësi supreme. Të irrituarit dhe eliminimi i irredentizmit nuk është vetëm kërkesë e Greqisë, këtë nuk e kërkojmë vetëm ne. Fqinjët tanë e kanë të domosdoshme ta kuptojnë se kjo është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian. Të irrituarit është krejtësisht kundër legjislacionit evropian, kështu që secila rrugë e këtij vendi dhe e Bashkimit Evropian shkojnë në drejtim të eliminimit të elementeve irredentiste që i përmban emri – u shpreh Prokopis Pavlopulos, Presidenti i Greqisë.
Përndryshe, pas protestës masive të Selanikut për më 4 shkurt është paralajmëruar një tjetër protestë tjetër në qendër të Athinës kundër termit “Maqedoni”./Alsat-M/