Greqia sot i hap aeroportet rajonale, një pjesë të vendkalimeve tokësore kufitare dhe një pjesë të porteve për turistë nga Bashkimi Evropian, nga Shengen Zona, si dhe për shtetasit e vendeve të treta, të cilët u gjetën në listën që dje e kumtoi BE-ja.

Për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, kufijtë drejt Greqisë edhe më tej do të mbesin të mbyllura deri më 15 korrik të vitit 2020, duke e pasur parasysh atë se fqinji jugor llogaritet sipas vendimeve në nivel evropian.

Lidhur me kufijtë tokësorë, në vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë janë lejuar kalime vetëm për arsye esenciale, gjegjësisht për anëtarë të familjeve të shtetasve evropianë, të punësuar në sektorin shëndetësor, persona të cilët kujdesen për personat e moshuar, punonjësit sezonalë në sektorin bujqësor, të punësuarit në transport, diplomatë, personeli ushtarak ndërkombëtar, punonjës humanitarë të cilët janë në detyrë, udhëtarë transit, udhëtarë të cilët udhëtojnë për arsye të nevojshme familjare, studentë.

Në kufi me Bullgarinë, turistët do të mund të hyjnë në Greqi vetëm përmes vendkalimit kufitar Promahonas, siç ka qenë deri më tani.

Lista me vendet e treta vlen edhe për fluturimet ndërkombëtare të aeroporteve në tërë Greqinë, gjegjësisht edhe për transportin me aeroplan, vazhdon të vlejë ndalesa për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.