Në mënyrë indirekte, nëpërmjet qëndrimit se në pajtueshmëri me propozimet e ndihmës në kontestin për emrin, Methju Nimic, duhet që të gjendet emër që ka përcaktues kohor ose gjeografik, nga Kabineti i kryeministrit Aleksis Cipras, e hedhin poshtë propozimin e pranuar nga ana e Maqedonisë për “Republika e Maqedonisë Ilinditase”.

“E përshëndesim pranimin nga IRJM se nuk mund të ketë zgjidhje të emrit pa miratimin e një emri erga omnes, gjegjësisht për përdorim të përgjithshëm. Megjithatë, i inkurajojmë fqinjët tanë që të vazhdojmë bashkë të punojmë në zgjidhje e zgjidhjes së pranueshme me përcaktues kohor ose gjeografik, mu ashtu siç e parasheh pakoja e propozimeve që na i ka dorëzuar përfaqësuesi special i OKB-së, Methju Nimic”, shkruhet në kumtesën e Kabinetit të Ciprasit.

Vetëm disa orë paraprakisht, Cipras i ka informuar liderët parlamentar dhe presidentin e Greqisë, për propozimin e fundit për emrin, por nuk mori përkrahje për “Maqedoninë Ilinditase”. Të gjithë liderët opozitar e kanë hedhur poshtë duke vlerësuar se e njëjta “e përforcon irredentizmin”.

Ai sot ka folur përpara Komitetit Qendror të partisë së tij Sizira, ku ka thënë se nuk ka mëdyshje se bisedimet për gjetjen e zgjidhjes janë pikë kruciale dhe se ato i mbrojnë linjat nacionale me hapa të kujdesshëm.

“Nuk i kemi ndërruar pozitat tona edhe përskaj trysnisë”, tha Cipras duke theksuar se edhe më tej pozita e Qeverisë së Greqisë është që emri të përmbajë përcaktues gjeografik ose kohor për çdo kund, gjegjësisht të ketë përdorim gjithëpërfshirës.