Ioannis Sarmas caktohet Kryeministër i përkohshëm

Greqia do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare më 25 Qershor. Kjo është vendosur nga Presidentja greke pas dështimit të negociatave me partitë politike për formimin e një qeverie të koalicionit.

Presidenca greke njofton se Ioannis Sarmas, kryetari i Gjykatës së Auditit, do të emërohet si Kryeministër i përkohshëm, deri në përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në mesditë pritet të shpallen edhe emrat e ministrave të përkohshëm të qeverisë. Për të shpejtuar procedurat të dielën pritet të mblidhet parlamenti i ri dhe pas betimit të qeverisë së re do të shpërndahet menjëherë.