Atletico Madrid dhe tifozët e kësaj skuadre mund të ndihen më të qetë, pasi ylli i tyre, Antoine Griezmann, nuk do t’i bashkohet Real Madridit.

26 vjeçari që po kërkohet edhe nga Manchester United, ka deklaruar se nuk ka asnjë mundësi që t’i bashkohet Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës.

Këtë e ka deklaruar Griezmann gjatë një interviste për një televizion francez.

Në pyetjen se sa janë mundësitë që gjatë verës të kaloi te Real Madrid, Griezmann është përgjigjur shkurt dhe qartë:”Zero”.