Bashkëshortja e RamushHaradinajt, Anita Muçaj-Haradinaj, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të gjykatës së Francës, e cila vendosi për lirimin me kusht të liderit të AAK-së.

Ajo ka ironizuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçin i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA dhe që nuk ka reaguar dhe nuk ka folur shumë për arrestimin e bashkëshortit të saj në Francë.

“Një Kryeministër me 72 dosje që e mbajnë peng, e një president tugjarë që ka shku mu marr me shitblerje biletash për inaugurim të Presidentit Amerikan me siguri s’kanë pas kohë ende me komentu vendimin e Gjykatës për Ramushin!!! Koha do të flasë për ju!!!!
Ramush, duart t’i lidhin por forcën dhe vullnetin për ta bërë Kosovën shtet kuptimplot s’mundet me ta lidh askush!!!

S’kanë mujt as atehëre e as tash e as nesër!!!!”, ka shkruar gruaja e Haradinajt në “Facebook”. /albeu.com/