Një grua nga Teksasi ka thonjtë më të gjatë në botë, të cilët janë hiq më pak se 5.5 metra.

Ayanna Williams jeton në Houston dhe merret me rregullimin e thonjve, kurse tani ka arritur të futet në librin e rekordeve Guinessi.

Për më shumë se 28 vite ajo ka rritur thonjtë, kurse për rritjen e thonjve është inspiruar nga një mikeshë. Ajo thotë se do të vazhdojë t’i rrit.

Një nga sfidat më të mëdha për këtë grua është veshja e pantallonave duke marrë parasysh gjatësinë e thonjve, kurse për t’i rregulluar i nevojiten javë të tëra.

Ajo vazhdimisht ua tërheq vëmendjen kalimtarëve kur del në rrugë, kurse familja dhe miqtë nuk shohin asgjë të keqe lidhur me pasionin e saj për thonjtë.

Që të kujdeset sa më mirë për thonjtë, Ayanna përdor sapun antibakterial dhe brushë, por edhe një lëndë që i ndihmon që thonjtë të jenë të fortë.

Pas marrjes së titullit si gruaja më thonjtë më të gjatë në botë, shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë pyetur se si kujdeset për higjienën e saj dhe si shkon në tualet.