Një grua nga Kolorado u dënua më gjashtë vjet burgim, pasi ka kryer një vjedhje në një bankë në të njëjtën kohë ajo kujdesej edhe për dy fëmijë, të cilët i ka përdorur si pjesë e komplotit të saj për të marrë parët, thanë autoritetet shkruan InsideEditin transmeton GazetaBlic.
Rachel Einspahr, 28 vjecare u deklarua fajtore të premten në lidhje më një incident që kishte ndodhur më 11 maj të vitit 2016, ku ajo kishte vjedhur 500 dollarë në një nga Kolorado duke shfrytëzuar dy fëmijë për të cilët ajo kujdesej.
Einspahr kishte hyrë në bankë dhe i kishte thënë një përgjegjësi të bankës që ajo dhe dy fëmijë ndodheshin në rrezik sepse një njeri ka drejtuar armën në kokën e saj në makinë thanë zyrtarët.
Përgjegjësi nga banka ishte i shqetësuar për jetën e fëmijeve dhe në këtë rast kishte rënë pre e kurhtës së kësaj hajduteje duke ia dhënë parat.
Njëri nga fëmijet më pas i tha policisë që në makinë nuk kishte njeri.
“Për t’i ekspozuar fëmijët nw këtë lloj aktiviteti, kur ata janë në kujdesin tuaj është një shkelje e besimit,” tha prokurori Kathryn Wilson.
Einspahr u akuzua edhe për vjedhjen e rreth $ 32.000 nga një biznes i vogël, vendas i menaxhuar për dikë tjetër.