Një grua pas refuzimit të 100 propozimeve për martesë nga partneri i saj më në fund ka thënë “po”.

Barbara Pepper nga Nottinghamshire e mori këtë vendim pasi një lufte që bëri me vdekjen në spital, për shkak se ajo vuante nga pneumonia që në fëmijëri.

66- vjeçarja u njoh me Tonny Shears nga një njoftim që ata kishin publikuar në gazetën lokale ku kërkonin një partner për të kaluar jetën në mesin e viteve ’90.

Të dy ishin të divorcuar dhe ranë në dashuri menjëherë pasi u takuan, por pavarësisht se Tonny i ka propozuar më shumë se 100 herë ajo gjithmonë e kishte refuzuar atë.

Kur Barbara u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetsore, 68-vjeçari i propozoi përsëri asaj dhe përgjigja këtë herë ishte pozitive. Çifti u martua në 11 maj në dhomën e spitalit me ndihmën dhe mbështetjen e stafit mjeksor.