Sipas deputetit të BDI-së, Artan Grubi, 27 prilli ishte ditë e vështirë edhe për imazhin e shtetit dhe për kredibilitetin e të gjithë neve si dhe të institucioneve të vendit.

Ai sot nga foltorja e Kuvendit porositi që ato skena mos të përsëriten asnjëherë më dhe për këtë të gjithë të bartin përgjegjësi, duke kujtuar se të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe të drejtës.

“Ne të gjithë bashkë duhet të mbledhim forca për ta tejkaluar trashëgiminë e 27 prillit duke respektuar ligjin, sundimin e së drejtës, sundimin e ligjit, duke respektuar institucionet dhe vullnetin e popullit. Seanca e sotme le të na forcon edhe më tepër në rrugën e drejtë për reforma në gjyqësor, për një prokurori dhe gjyqesor pa ngarkesa, per një gjyqesor dhe prokurori kredibil dhe te pa korruptuar, por jo vetëm, por edhe për barabaresi gjuhësore, për rrumbullakesim të marrëveshjes së Ohrit dhe marrëdhenie të shendosha ndëretnike, për fqinjësi të mirë dhe mbyllje të çështjevetë hapura me fqinjtë tanë, për integrim të vendit pa asnjë vonesë në NATO dhe BE sepse atje e kemi vendin. Gurra jonë popullore shqiptare thotë: çdo pësim është një mesim. Prandaj, ky vendim i sotëm le të jetë mësim për të gjithë ne, për qytetarët, për shoqerinë dhe le të na shënderohet në force përtë ecur perpara drejt një demokracie funksionale dhe një Maqedonie euroatlantike”, deklaroi Grubi.