Zëvendëskryeministri Artam Grubi duke folur në Klan Debat për debatet dhe pakënaqësitë brenda BDI-së, është shprehur se kjo dukuri është normale brenda kësaj partie. Debatet janë vlerë e shtuar brenda BDI-së, thotë Grubi, ndërsa vazhdon të sqarojë se kjo i nxit edhe më shumë drejt suksesit duke marrë parasysh, sipas tij, mungesën e një sfide tjetër jashtë BDI-së.

“Në mungesë të një sfide tjetër jashtë BDI-së, opozitare të BDI-së, BDI ka kapacitete që t’i bëjë vet edhe qeverisjen edhe opozitën brenda vetes duke zhvilluar debat kaq konstruktiv, i cili pastaj rrjedh me realizime”, deklaroi Zëvendëskryeministri Artan Grubi./KlanMacedonia