Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi i shoqëruar nga deputetët Mexhiti dhe Jaoski, zëvendësministrat Bushi dhe Rexhepi, drejtorët Selami dhe Jonuzi ka vizituar sot fshatin Koliçan i Poshtëm në komunën e Studeniçanit për të mbikëqyrur nga afër procesin e filluar të ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit.

Realizimi i këtij projekti infrastukturor u bë i mundshëm përmes ridestinimit të mjeteve të programit TAV nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe rebalancin e buxhetit të vitit 2021.

Sipas Grubiт me këtë i jepet fund një problemi për qytetarët e Koliçanit të Poshtëm.

“Më paraqet një kënaqësi jashtëzakonisht të veçantë që kemi arritur që nëpërmjet projekteve të TAV-it, ridestinimit të mjeteve për aeroportin Kargo në Shtip, në drejtim të realizimit të projekteve nëpër komunat tona të ndajmë 25 milionë denarë për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit sekondar këtu në fshat dhe nëpërmjet të amandamentit në buxhetin e shtetit të ndajmë edhe 9 milionë denarë shtesë për ndërtimin e rrjetit primar me çrast zgjidhim edhe një problem shumë të gjatë, të stërzgjatur padrejtësisht për fshatin Koliçan me furnizimin e ujit.

Jam poashtu me deputetët të cilët kanë mundësuar amandamentimin e buxhetit bashkë me përfaqësues të Qeverisë, zëvendësministra, drejtorë dhe të gjithë bashkarisht po japim kontribut në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës këtu.” – deklaroi Grubi.