Deputeti i BDI-së, Artan Grubi nga foltorja e Parlamentit ka uruar zotëri Zoran Zaevin për postin e ri Kryeministër i Maqedonisë.

Ja fjalimi i tij i plotë

Ndjej nje emocion te vecante, ndjesi cliruese ne keto ore perfunditmare te krizes me te thelle politike me te cilen i ballafaqua vendi yne qe nga 24 prill 2014.

Nuk ka menyre me te mire te perfundimit te krizes tronditese se sa me nje program te tille premtues qeverises, program per integrim ne Be dhe nato, program per reforma te thella dhe te pakompromis ne sundimin e se drejtes ne perputhje me rekomandimet urgjentete KE dhe Pribe, rumbullakesim te Marreveshjes se Ohrit dhe zhvillim ekonomik, mireqenie sociale, rritje te standardit te jetes dhe hapje te vendeve te reja te punes.

Ja keto jane prioritetet e Qeverise se re reformuese dhe jane te tilla sepse keto jane kerkesat e qytetareve, keto jane pritjet e tyre dhe kjo shumice parlamentare e ka per obligim qe deshperimin ta kthen ne shprese.

Nuk mund ta kuptoj se pse dhe si ky program mund ti pengon dikujt ne kete salle sepse nese eshte ashtu, atehere ju pengojne qytetaret e maqedonise, shqiptar e maqedon, turq dhe boshnjak, rom e vlleh.

Opozita e bashkuar regresive VMRO + Besa jane te vetmit qe ishin kunder një shqiptari në krye të Kuvendit dhe që ne perputhje te teresishme me Mosken, Beogradin, Teheranin dhe Dohën bashkarisht kundershtojne qeverine e re reformatore dhe nekohesisht jane ne kundershtim total edhe me politikat nderkombetare te cilat e pershendeten kete shumice të re. Desha shkurtimisht ti adresohem edhe partnereve te VMRO DPMNEse, pjesë e koalicionit vrapues opozitar regresiv dhe konzervator te cilet pretendojne merita te paqena dhe ekzistente vetem ne imagjinatën e tyre: Por me qe ato harruan ti cekin disa merita, më lejoni që unë t’ua përkujto ne menyre qe qytetaret mos ti harrojne:

Ju jeni meritor për përçarjen më të thellë të votës shqiptare në histori

Ju jeni meritor per partizimin e fese dhe politizimin e Zotit,

Ju jeni meritor për Mosnjohje elementare të himnit kombetar

Për vënie ne sherbim servil, vazal dhe oportun dhe konjuktural ndaj VMRO DPMNEse

Ju jeni meritor për nxitje të dhunuesve në Kuvend Meritor për abuzim me fenë

Për manipulim shoqërinë civile,

Për kontaminimin e mediave shqiptare,

Për financime nga fonde të dyshimta,

Për zbatim të agjendave të huaja,

Për imponim të narrativit të urejtjes,

Për pengim të bashkimit politik shqiptar,

Për sabotimin e Deklaratës se Përbashkët,

Për implikimin skandaloz të Tiranës,

Për vënien në shërbim të VMROsë duke thënë që Rama dhe Tirana qëndron pas “platformës”,

Për mosdhënien e nënshkrimeve për Talatin, ikjen nga Kuvendi nën shoqërim të policisë dhe duartrokitjeve të huliganëve, imponimin e narativit publik shpifës, sektash dhe ofendues. I nderuar z. Zaev, ndegjuam keto dite shume shpifje, por duhet ta dini qe Hazbiu, Bujari, Sadullai, Kreshniku, Bylenti dhe Ramizi jane nder me te miret e BDIse dhe do ta bejne punen e tyre me perpikshmeri, per nje Maqedoni te integruar ne NATO dhe BE, Maqedoni te barabarte ne perputhje me kushteturen dhe Marreveshjen e Ohrit, nje Maqedoni te drejte, te pandare, te pafederalizuar, unitare, te tere.