Artan Grubi

Me çdo veprim të tij, qoftë me faljen masive, qoftë me mos emërimin e ambasadorëve, qoftë me rolin e dyshuar të vartësve të tij në ngjarjet e Kumanovës dhe raste tjera, qoftë me mosdhënien e mandatit, Ivanov po konfirmon nevojën e zgjedhjes së një Presidenti konsensual në mes të dy komuniteteve shumicë përkundër një Presidenti partiak siç ka qenë praktikë gjer më sot.

Presidenti partiak nuk është faktor unifikues e as figurë mbipartiake, por i shërben partisë së vet çdo herë kur të jetë nevoja dhe nuk mërzitet nëse nxit urrejtje dhe dhunë ndëretnike me veprimet e veta, por sikur qëllimisht përpiqet që krizën politike, sistemore dhe institucionale ta kthen në krizë ndëretnike.

Deklarata (Platforma) është përmbledhje e premtimeve tona autoktone zgjedhore dhe në asnjë mënyrë nuk cënon karakterin unitar të shtetit sepse është produkt kryekëput vendor me kërkesa racionale njëdekadëshe, prandaj arsyetimi i Ivanovit është i paqëndrueshëm dhe duhet të tërheq atë vendim menjëherë.