Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi vizituan Komunën e Sarajit, me rastin e rindërtimit të rrugës Bukoviq-Raovic, e cila është një nga 94 projektet infrastrukturore të programit TAV në vlerë prej 49.7 milionë euro. Rruga Bukoviq-Raovic është në fazën përfundimtare të realizimit, është gjashtë kilometra e gjatë dhe lidh dy fshatrat. Shuma e investimit është 748 mijë euro. Kryeministri Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri i parë Grubi, së bashku me menaxhmentin e kompanisë “TAV Maqedoni”, pushtetin lokal, kontraktorët dhe qytetarët e komunës theksuan rëndësinë e realizimit të projekteve infrastrukturore që lehtësojnë jetën e përditshme në vendbanime.

Përfundoi edhe një projekt i rëndësishëm i infrastrukturës rrugore në komunën e Sarajit, rekonstruimi i tërësishëm i rrugës Bukoviq – Rahoviq të cilën sot e lëshuam në përdorim zyrtar bashkë me kryeministrin Kovaçevski, kryetarin e komunës së Sarajit Blerim Bexheti, përfaqësuesit e kompanisë TAV.

Për realizimin e këtij aksi rrugor prej 6 kilometrave ndamë 47 milionë denarë në mesin e 94 projekteve të financuara lokale nga programi TAV.
Bashkë realizojmë projektet e jetës cilësore ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.