Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sonte ka qenë i ftuar në emisionin ‘Vetëm Intervistë’ në Kanal5 ku ka folur mbi shumë çështje të rëndësishme në vend.

Para se të vij te ju u takova me Zef Masin që drejton bisedimet e Shqipërisë dhe me atë biseduam në këtë temë, tëgjithë presin nga pozicioni im pak sensitivitet nga ana ime sepse jam shqiptarë dhe si do të prezantohem në kushtet e ndarjes së dy vendeve, qëndrimi im është se RMV dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen në rugën drejtë BE qëndrimi kështu ishte si vitin e kaluar edhe këtë vit, themi se qëndrimi është se të dy vendet duhet njëlloj të trajtohen dhe bisedimet duhet të fillojnë një orë e më herë.

Shumë komisioner janë ndëruar dhe rekomandime dhe ende nuk kemi arritur atë edhe përkundër kompromiseve të mëdha që kemi bërë, nuk kemi çfarë të japim më shumë, unë isha deputet kur ndëruam emrin dhe Kushtetutën dhe mendoj se gjithë ky kontribut duhet të gjendet në duar të tyre, vetëm BE pa SHBA nuk mund të ketë sukses të realizohen premtimet e tyre, pres dhe kërkoj sepse gjitha sukseset janë të përbashkëta të elitës politike në vend dhe ato amerikane, kemi administratë të re dhe shumë miq në DASH që e njohin mjaft mirë Ballkanin,

Kërkesat janë absurde sepse asnjë shtet nuk ka qenë i viktimizuar aq shumë si reforma në emër dhe kushtetutë, ne kemi një marrëveshje për fqinjësi me Bullgarinë dhe u stabilizuan marrëdhëniet tona mes dy vendeve, ne do të punojmë të tejkalojmë këtë problematikë derisa të gjejmë zgjidhje por jo deri në atë shkallë që të cënojmë identitetin e bashkëqytetarëve tanë sepse ne si bashëksi më e madhe në vend e dimë se si është të të cënohen këto të drejta, ne e dimë pozicionin dhe në pajtim me atë jemi dakord me bashkëqytetarët dhe qëndrimet e Sofjes janë të pamenduara.