Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi ka pritur në takim ish gjeneralin e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish komandantin suprem të NATO-s, z. Ëesley Clark.

Grubi ka njoftuar se me ish gjeneralin Clark kanë bashkëbiseduar mbi proceset e paqes, bashkëjetesës, fqinjësisë së mirë, partneritetit euro-atlantik, integrimit në NATO dhe BE.

Statusi i plotë:

Kënaqësi të mirëprisja sot në takim ish gjeneralin e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish komandantin suprem të NATO-s, z. Wesley Clark.

Bashkëbisedim frymëzues mbi rrugëtimin tre dekadësh të vendit, mbi proceset e paqes, bashkëjetesës, fqinjësisë së mirë, partneritetit euro-atlantik, integrimit në NATO dhe në Bashkimin Europian, por edhe mbi agresionin rus në Ukrainë si dhe nevojën e pavarësimit energjetik të vendit dhe rajonit.