Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, në “Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve” ai zgjodhi përmes një postimi në profilin e tij në facebook të vë në theks kujdesin e Qeverisë ndaj pensionistëve.

Grubi më tej shkruan se me ndyshimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor sigurohen rritje e vazhdueshme e pensioneve, ku për një vit ka rritje të pensioneve minimum 16%.

Zëvendëskryeministri i parë theksoi se 330 mijë pensionistë me pensionin nga muaji Shtator që për momentin është 16.300 denarë, çdo muaj do të përfitojnë nga 900 denarë plus dhe kjo është rritje rekode në vitet e fundit.

“Për 12 muaj të vitit 2022 bashkë me ndihmë direkte financiare, mesatarisht do kenë rreth 12.000 denarë plus në buxhetin personal. Krahas rritjes së pensioneve me Metodologjinë e re, në muajin Mars, Prill dhe Maj, pensionistët përfituan nga 1.000 denarë si ndihmë financiare për përballim të krizës ekonomike dhe energjetike.” – shkruan Grubi, informon politiko.mk

Metodologjia e re për pensione siguron:
👉rritje të vazhdueshme,
👉pensionistët përfitojnë rritje prej 6,8%, bashkë me 2,9% arrinë nivelin prej 10%, me rritjen e fundit në muajin Mars.
Kujdesemi për gjeneratën e moshuar, për një jetë dhe standard më të mirë jetësor, mundësi të barabarta, zhvillim dhe prosperitet për shoqërinë!