Partitë politike në Maqedoni janë në pritje të dhënies së mandatit nga Presidenti, Gjorge Ivanov, që sipas Kushtetutës do ta marr Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër i Maqedonisë.

Në rendin e intervistave të ish-kryeministrit Gruevski për mediume pro partisë së tij, ai ka realizuar edhe një intervistë për gazetën ”Dnevnik”.

Në pyetjen e gazetares: Si do të pengoni që partitë shqiptare të bëjnë koalicion me LSDM-në?

Gruevski përgjigjet se “e dinë në BDI si”, njofton gazeta shqiptare në Maqdoni Lajmpress.

Përndryshe, Gruevski thotë se nëse BDI nuk futet me ta në koalicion atëherë ata duhet të mendojnë se si i morën në koalicion në vitet 2008, 2011 dhe 2014.