Ballina Lajme Maqedoni Gruevski dhe Janakieski në gjykim për “shuplakat e porositura”

Gruevski dhe Janakieski në gjykim për “shuplakat e porositura”

Sot në Gjykatën Penale duhet të fillojë gjykimi për dhunën e porositur ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, që e ka hapur Prokuroria Speciale Publike (PSP), ku të akuzuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, njofton Portalb.

Më 15 shtator të këtij viti, PSP, ngriti akuzë kundër Gruevskit, Janakieskit dhe tre personave tjera të cilët ngarkohen për porositjen e dhunës ndaj kryetarit të Komunës Qendër. Padi penale është dorëzuar edhe për 9 persona tjerë për kryerjen e dhunës së porositur në korrik të vitit 2013.

Sipas PSP-së, i akuzuari i parë Gruevski, në kë rastin i cili u shpalos edhe nga “bombat”, ai ka qenë porositës, ndërkaq Janakieski ka pranuar që nëpërmjet anëtarëve partiak ta zbatojë dhunën ndaj Zhernovskit dhe anëtarëve të Këshillit Komunal. Zhernovski pas anulimit në seancën e parë, në nëntor, e ftoi Gruevskin që të tregojë se sa ai është me të vërtetë guximtar.

Anulimi i seancës së parë nga 21 nëntori, për më 16 dhjetor, u kërkua nga ana palës mbrojtje, gjegjësisht nga avokati Dodevski, për shkak të detyrimeve tjera të të akuzuarit Janakieski. Rastin e udhëheqë gjykatësja Tatjana Mihajllova, e cila që nga fillimi i dhjetorit është ushtruese e detyrës – kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1

Deri dje, askush në Gjykatën Penale nuk ka kërkuar anulim.

Ja çfarë ka dëgjuar opinioni nga kjo ngjarje.