Gjykatësja Tatjana Mihajllovska sot solli vendim që gjykimi për dhunën në komunën Qendër të fillojë më 20 shkurt, ku të akuzuar janë: ish-kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski bashkë me 12 persona të tjerë, njofton NovaTV, transmeton fol.mk

Gjatë sjelljes së vendimit për shtyrje të gjykimit, Mihajllovska dhe prokurorja speciale Fatime Fetai u grindën. Kështu, sepse Mihajllovska e solli vendimin me arsyetimin se nuk do të jetë në shtet në janar dhe shkurt. Fetai këmbëngulte se ishte e panevojshme të shtyhej gjykimi, ndërsa Mihajllovska kundër-përgjigjej “ky rast nuk është asgjë e veçantë”.

Ndryshe, më 15 shtator të këtij viti, PSP, ngriti akuzë kundër Gruevskit, Janakieskit dhe tre personave tjera të cilët ngarkohen për porositjen e dhunës ndaj kryetarit të Komunës Qendër. Padi penale është dorëzuar edhe për 9 persona tjerë për kryerjen e dhunës së porositur në korrik të vitit 2013.

Sipas PSP-së, i akuzuari i parë Gruevski, në kë rastin i cili u shpalos edhe nga “bombat”, ai ka qenë porositës, ndërkaq Janakieski ka pranuar që nëpërmjet anëtarëve partiak ta zbatojë dhunën ndaj Zhernovskit dhe anëtarëve të Këshillit Komunal. Zhernovski pas anulimit në seancën e parë, në nëntor, e ftoi Gruevskin që të tregojë se sa ai është me të vërtetë guximtar.

Anulimi i seancës së parë nga 21 nëntori, për më 16 dhjetor, u kërkua nga ana palës mbrojtje, gjegjësisht nga avokati Dodevski, për shkak të detyrimeve tjera të të akuzuarit Janakieski. Rastin e udhëheqë gjykatësja Tatjana Mihajllova, e cila që nga fillimi i dhjetorit është ushtruese e detyrës – kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1

Deri dje, askush në Gjykatën Penale nuk ka kërkuar anulim.

Ja çfarë ka dëgjuar opinioni nga kjo ngjarje.