Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, dhe kreu i VMRO-së Nikola Gruevski, duket se po synojnë postin e kryeministrit në qeverinë e ardhshme.
Zaev ka bërë thirje tek partitë tjera parlamentare që të mos bëjnë koalicion me VMRO pasi kreu i saj Gruevski paralajmëroi fillimin e shpejtë të bisedimeve për formimin e qeverisë së re.
Kjo deklaratë e Zaevit erdhi disa orë pasiqë Gruevski deklaroi se formimi i qeverisë së re do të bëhet së shpejti.
Edhe pse ende nuk ka asnjë hap për formimin e qeverisë, opinioni po paraqet skenaqët e mundshëm të qeverisë së re në Maqedoni. /albeu.com/